Ndryshimet në skemë/ Barazimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dy muaj në vit, do të bëhen katër, muajt e shtyrjes së moshës për pension për gratë.

Ky është një tjetër ndryshim që po bisedohet për t’u bërë pjesë e skemës së re të pensioneve, e cila në fakt duhej të ishte bërë publike tashmë, sipas premtimeve të qeverisë. Kjo është vetëm një nga risitë që pritet të sjellë reforma, e cila parashikon përshpejtimin e moshës kur do të barazohen të dyja gjinitë për daljet në pension, si dhe rritjen e përfitimeve për pensionet e ulëta.

Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë nën asistencën e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po diskutojnë prej gati një viti ndryshimet në skemën e sigurimeve shoqërore për të dalë me një reformë të re pensionesh. Risitë lidhen më konkretisht me vjetërsinë minimale për të përfituar pension pleqërie apo pension social, nivelin e kontributit të dhënë (qoftë si punëmarrës apo punëdhënës) si dhe më kryesorja ndryshimi i gjithë formulës së përfitimit.

Sipas zëvendësministres së Ekonomisë, Olta Manjani, e cila kryeson grupin e punës, rishikimi i skemës konsiston në zhvillimin e parimit të pamjaftueshmërisë, duke siguruar përfitime më të larta për pensione nga skema e detyrueshme si dhe për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, siç janë pensionet e invaliditetit apo ato familjare.

EKSPERTI

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, ka zbuluar në “News 24” disa detaje që lidhen me ndryshimet ligjore që janë paralajmëruar në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, ndërsa sqaroi se qëllimi i tyre është mbushja e hendekut mes skemës së sigurimeve shoqërore dhe shpenzimeve për pagimin e pensioneve. Eksperti e vuri theksin te fakti që për gratë synohet që çdo vit të shtyhet pensioni me katër muaj, jo me dy muaj sa ç’është aktualisht, gjë që prek interesin e qytetarëve.

Lexo edhe :  Çmimet e apartamenteve në 2025, katër zonat më të shtrenjta në Tiranë

“Ndryshimet për sigurimet shoqërore do të bëhen me mendimin që të përmirësohet në funksion të mbylljes së gropës mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Duhet pasur parasysh që ndryshimet e ligjit janë vetëm për këtë apo ka edhe interesa të tjera të qytetarëve. Për mendimin tim, ka një përkeqësim të interesave të qytetarëve. Bëhet fjalë për ndryshime në vjetërsinë e punës, shtimi i moshës, për gratë ishte parashikuar të shtoheshin 2 muaj në vit, tani do të shtohet me katër muaj. Duke mos paguar ka diferencë më të vogël mes të ardhurave dhe shpenzimeve”, vuri në dukje Hoxha.

Aktualisht, shumica dërrmuese e pensioneve të reja që lidhen janë të pjesshme, pasi qytetarët nuk kanë plotësuar vitet e plota të përfitimit të pensionit, 38 vjet. Rritja e numrit të popullatës në moshë pensioni në raport me numrin e kontribuuesve në skemë kanë bërë që qeveria të rishikojë skemën e sigurimeve, duke hartuar një reformë ku pensioni të lidhet direkt me masën e kontributeve.

Skema e re që po ndërmerret së bashku me Bankën Botërore synon ngushtimin e diferencës mes pensionit minimal dhe atij maksimal. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se vitin e kaluar, 51% e pensionistëve përfituan pension të pjesshëm./    S,M

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV