SPAK shpall pretencën për Sonila Qaton, kërkohet 1 vit burg për ish-drejtoreshën e ARRSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për Sonila Qaton, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK kërkoi cilësimin e saj fajtore dhe dënimin me 1 vit burg.

Qato dhe te pandehurit e tjerë akuzohen për aferën e tenderit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

SPAK kërkon edhe dënim plotësues që për 5 vite, Qato të mos ushtrojë funksione publike.

Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Admir Pahumi SPAK ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotësues. Nikollaq Mihali SPAK kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike.

Miranda Shkurti 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Për Arbër Trokën SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Almir Hoxhaj SPAK ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera jashtë funksione publike.

Për Arjana Hasanin SPAK ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik./E.T

Të fundit

Zjarr në resortin e skive në Turqi, 66 të vdekur dhe 51 të plagosur

Të paktën 66 persona u vranë dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri në një hotel në...

Rama takon kreun e Marrëdhënieve Publike të TikTokut për Europën

Davos, Forumi Ekonomik Botëror – Me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë&Politikën Publike të TikTokut për Europën, shtruam shqetësimet që na çuan në...

Cilat janë rreziqet që vijnë nga konsumi i tepërt i sheqerit

Nëse jeni ndër ata persona që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i...

21 Janari”, Klosi: Dëmtimi i provave ishte shumë i rëndë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, e ka konsideruar një akt të rëndë fshirjen e provave të “21 Janarit”. I ftuar...

Bariu më i famshëm/Gjithë jetën e ka kaluar me delet,ëndërron të bëhet yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “ Ledjoni është i riu...

Lajme të tjera

Web TV