Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në Davos se bota ka hyrë në një epokë të re të konkurrencës së mprehtë gjeostrategjike. Por se Bashkimi Evropian është gati për bashkëpunim në mbarë botën, si dhe me Kinën dhe SHBA-në, duke shtuar se udhëtimi i parë i komisionit të tij të ri do të jetë në Indi, shteti më i madh me sistem demokratik në botë.
“Vlerat tona nuk ndryshojnë, por për të mbrojtur këto vlera në një botë në ndryshim, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si veprojmë. Ne duhet të kërkojmë mundësi të reja kudo që ato shfaqen. Ky është momenti për t’u angazhuar përtej blloqeve dhe tabuve”, tha Von der Leyen.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të punojë në mënyrë konstruktive me Kinën dhe të zgjerojë lidhjet tregtare dhe investuese me Pekinin, duke krijuar një marrëdhënie më të ekuilibruar./K.K