Po ushqehemi me importe, rriten me mbi 30% ato të zarzavateve e kafshëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024.

Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.

Sipas të dhënave ë zyrtare nga INSTAT në vitin 2024 importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023. Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore.

E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.

Së dyti konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit.  Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin. Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet dhe nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import.

Përveç kafshëve edhe importet e në sasi zarzavateve pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar.  Gjatë 2024 u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.

Pavarësisht se prodhimi në sera po rritet vit pas viti, ai është destinuar për eksport, teksa falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra. Gjithashtu sektori i turizmit ka rritur kërkesën për zarzavate duke nxitur rritjen e importeve.

Lexo edhe :  Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar. Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë është një mundësi e artë për të nxitur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.

Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por të shumë sektorë të tjerë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit. Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet tek më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria.

Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.

Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët. Gjatë vitit artikujt lidheshin me furnizimet e hoteleve pësuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar.

Të fundit

Sa mund të ndikojnë mediat sociale në zgjedhje?

Rumania përsërit zgjedhjet presidenciale për shkak të ndikimit të dyshuar rus në TikTok; në platformën X, Elon Musk bën...

Kanali i Panamasë në një perspektivë historike dhe politike

Thoma Gëllçi Donald Trump, i cili mori një mbështetje masive prej 80 milionë votuesish në zgjedhjet presidenciale, ndërtoi një pjesë të konsiderueshme të platformës së...

Këto 5 ushqime po ju plakin dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm

Industria kundër plakjes është një nga më të lulëzuarat në mbarë botën pasi miliona gra dhe burra janë kënaqur në ndjekjen e rinisë së...

Plagosi me armë 34-vjeçarin në Durrës, arrestohet pas disa muajsh autori

Durrës Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim. Tentoi të vriste me armë...

Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pret që aleatët e Uashingtonit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) të shpenzojnë...

Lajme të tjera

Web TV