Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollën e fshatit Shirok të Suharekës në Kosovës, ku një qen ka hyrë në ambientet e shkollës dhe ka sulmuar katër nxënës.
Policia e Kosovës konfirmoi se, përveç nxënësve, qeni sulmoi edhe zyrtarët policorë që ndërhynë për të menaxhuar situatën.
Si rezultat, qeni u asgjësua nga njëri prej policëve të pranishëm.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur qeni hyn në korridoret e shkollës, duke shkaktuar panik mes nxënësve, të cilët shihen duke u larguar me nxitim.
Në pamje shfaqen edhe të rritur, të cilët mendohet se janë mësimdhënës. Nxënëset e lënduara u dërguan në urgjencë për trajtim mjekësor.
Policia identifikoi dhe arrestoi pronarin e qenit. Sipas njoftimit, një vajzë e lindur në vitin 2017 ka marrë lëndime serioze në kokë nga kafshimi, ndërsa tre nxënës të tjerë pësuan lëndime më të lehta. Vajza e lënduar rëndë po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
/e.t