“Fatet e kombit s’duhet të jenë pazare”, Gjikondi kritikon kërkesën e PD: Një kërcënim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e pranverës dhe për aksesin në votim të qytetarëve pa kartë identiteti ka ngjallur reagime mbi transparencën e procesit.

Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se kjo kërkesë është pa sens dhe është pjesë e një pazari. Sipas juristes, kjo gjë bie ndesh me sovranitetin dhe asnjë shtet serioz nuk mund ta pranojë.
Gjikondi shtoi ndër të tjera se janë presione pazari dhe se fatet e një kombi nuk mund të jenë pjesë e pazareve dhe jo pjesë e një vizioni të përbashkët.

“Fjala e tyre e parë është kundërshtimi dhe jo ulja me këmbë në tokë. Në tetor të 2024 BE ka vendosur që të gjitha vendet e BE të pajisen me këtë kartë digjitale për punët e përditshme.

Edi Rama ka një prej kartave të tij të forta, digjtalizimin psh Kadastra etj dhe do t’i tregojë Europës që aspirtat e tij janë njësoj me Europën.
Kjo e zonjës Dhurata Çupi është pa sens dhe është në kuadër të opozitës që është një patë qorre që nuk di nga shkon.

I ka rënë dhe efekti i gjërave që hyn në pazar. Përsa i përket marrëveshjes që kërkuan të arrihej sot është një skandal i madh edhe kushtetues edhe ligjor, që kërkojnë që të votojnë pa asnjë mjet identifikimi.

Jo vetëm Kushtetuta përcakton, kemi ligjin për kartat e identitetit. Bie ndesh me sovranitetein. Ata janë gjithmonë tek pjesa e qasjes për pazar.
Asnjë vend i botës dhe asnjë shtet serioz nuk mund të pranojë të votojnë pa kartë identiteti. Ai person nuk ka begenisur të shkojë të bëj një kartë identiteti.

Këta thonë që ata që s’kanë pasur asnjëherë kartë dhe pasaportë të votojnë. Kjo është pazar. Të dy krahët e politikës i shoh që njëri ka cfarë jep dhe tjetri që kërkon. Janë presione pazari. Kjo është shumë e shëmtuar e trishtë sepse nuk duhet që fatet e kombit të jenë pjesë e pazareve dhe jo i një vizioni të përbashkët.”/  S,M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV