Nga mundësia për ribashkim te ndarja/Çfarë do ndodhë në seancën e divorcit Meta-Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një seancë që është parashikuar të mbahet me datë 21 shkurt, Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë padinë e Ilir Metës me objekt zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi.

Ish-presidenti deklaroi në kulmin e hetimeve të SPAK se kishte paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc nga Kryemadhi pas 27 vitesh martesë. Mes të tjerash, Ilir Meta në padi rendiste disa nga arsyet që e çuan drejt divorcit me nënën e tre fëmijëve, ku një prej tyre është dhe politika.

“Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordësi dhe kontradikta që kanë ardhur duke u shtuar fillimisht për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politik, përfaqësues dhe vendimmarrës, por që me kalimin e kohës ato u bënë prezente edhe në raportin tonë bashkëshortor, deri sa kohët e fundit këto mospërputhje qëndrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri-tjetrit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme, duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore,” thuhet në padi.

Sipas ligjit, seanca e parë është ajo e pajtimit, ku palëve u jepet edhe njëherë mundësia për t’u ribashkuar. Nëse pajtimi nuk arrihet, gjykata vijon më shqyrtimin e kërkesës për divorc dhe firmosjen e tij./      S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV