Nga Shqipëria largohen qindra bluza të bardha!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024.

Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në vitet në vijim nga BE, thuhet në publikimin BE-se.

Shumica e vendeve europiane po përballen me mungesa të konsiderueshme në disa kategorive të punonjësve shëndetësorë për shkak të rritjes së kërkesës për kujdes shëndetësor si dhe reduktimit të orarit të punës të disa kategorive të punonjësve që synojnë një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Këto mungesa të fuqisë punëtore në shëndetësi do të përkeqësohen në vitet e ardhshme, të nxitura nga dyfishimi i popullsisë së vjetër në njërën anë dhe plakjen e punonjësve të shëndetësisë në anë tjetër. Studimi vë në dukje se sistemi shëndetësor i BE-së është para një kërcënimi serioz.

Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç e lart në BE parashikohet të rritet nga 23% në 2023 në gati 30% deri në vitin 2050, kërkesa për shërbime shëndetësore pritet të rritet gjithashtu.

Në anën e ofertës, një numër i madh i profesionistëve shëndetësorë janë afër moshës së pensionit në një numër të konsiderueshëm vendesh të BE-së. Këto zhvillime do të kërkojnë një fluks të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj shëndetësorë për ti zëvendësuar.

Lexo edhe :  LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç

Analiza të tjera kanë zbuluar tendenca shqetësuese, të tilla si nivele të larta të pakënaqësisë në punë midis punonjësve aktualë të shëndetësisë. Nivelet e pakënaqësisë janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19, në një kohë që ka rënë interesi për karrierën shëndetësore tek të rinjtë.

Sfidat e fuqisë punëtore do të kërkojnë një qasje të shumë-anshme, me disa politika që kanë ndikim në afat të shkurtër. Numri në rënie i aplikantëve për programet e infermierisë në disa vende nënvizon urgjencën për të bërë karrierën në infermieri më tërheqëse. Përmirësimi i kushteve të punës dhe shpërblimit të punonjësve shëndetësorë duhet të aplikohet si një hap i parë thelbësor dhe që parandalon një cikël vicioz dorëheqjesh.

Shumë vende janë duke shikuar si zgjidhje rritjen e migrimit ndërkombëtar të punonjësve shëndetësorë në Europë si pjesë e strategjive që shumë vende po përdorin për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore shëndetësore.

Ndërsa rekrutimi i profesionistëve shëndetësorë të trajnuar nga jashtë mund të sigurojë një zgjidhje të shpejtë për nevojat e brendshme, mbështetja e tepërt në këtë qasje është joefikase dhe do të përkeqësojë mungesat në vendet e origjinës duke krijuar dobësi në sistemet shëndetësore të vendeve të destinacionit.

Shqipëria është një nga vendet e rrezikuara që teka po shkollon me fonde publike qindra dhe mijëra infermierë të cilët janë të destinuar për shtetet e huaja./ Monitor /    S.M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV