“Rama ndryshoi mendje”/ ‘Tik Tok’ në Shqipëri nuk do mbyllet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë kompania Tik Tok jep variantin e saj se çfarë biseduan me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare për ta mbyllur këtë platformë.

AFP thotë se burime nga kompania TikTok i thanë se “”ishte një takim konstruktiv me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim”.

Megjithatë agjencia franceze nuk jep detaje të tjera për terma konkret të kësaj marrëveshje të cituar në shkrim.

Më tej në artikull citohet komenti kryeministrit Edi Rama pas takimit që ai zhvilloi dy ditë më parë gjatë samitit të Davosit me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Kryeministri Edi Rama tha se në takim shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

AFP thonë në shkrim se  pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.

Qëndrimet me kryeministrit Rama në Davos AFP i komenton si një “kthesë e  dukshme e Ramës  dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar në Amerike./     S,M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV