Rritja e çmimit të Bitcoin “lulëzon” minimin e kriptomonedhave në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bitcoin funksionon në një rrjet kompjuterik global që verifikon dhe regjistron transaksionet. Këto transaksione janë grupuar në blloqe dhe shtuar në një zinxhir të vazhdueshëm të blloqeve, që quhet blockchain.

Çdo bllok përmban një hark kohor dhe një lidhje me bllokun e mëparshëm, duke krijuar një regjistër të të gjitha transaksioneve që janë ndërmarrë që nga fillimi i Bitcoin.

Bitconi ka një specifikë të veçantë  që vlerën kryesore të tij e merr në bazë të besimit dhe numrit të transaksioneve  që zhvillohen në bitcoin.”, shprehet Ardian Civici, ekspert ekonomie.

Krimptomonedha me vlerën më të madhe sot është Bitcoin me 110 mijë dollarë ndërsa 17 vite më parë kushtonte vetëm 5 dollarë. Vlerën më të madhe e morri gjatë inaugurimit të Donald Trump i cili sapo kishte shpallur kriptomonedhën e tij me emrin Trump nga e cila fitoi 15 miliardë dollarë në 24 orë.

Eksperti i ekonomisë Ardian Civici  thotë se kriptomenedhat prodhohen në vendet e varfra dhe përdorën në shtetet e pasura me anë të procesit Mining. Në Shqipëri krijimi i parasë dixhitale bëhet edhe duke e vjedhur energjinë elektrike, kjo sepse pajisjet kompjuterike që bëjnë operacionin Mining kërkojnë sasi të madhe energjie.

Pra në Shqipëri prodhimi bëhet në formë informale seshe ti nuk e paguan atë energji  dhe e bën fshehurazi, në këtë sens mund të përdoret dhe termi që kapen ata që prodhojnë bitcoin. Kurse  thjesht ta ushtrosh si aktivitet askush nuk të pengon”, u shpreh ai për TCH.

Minierat e kriptos në Shqipëri ngrihen afër hidrocentraleve, ose kabinave elektrike, nëse policia mund të gjej prodhuesin e tyre, e ka të pamundur nga ana tjetër të zbulojë përdoruesit e saj. Sepse bitcoini nuk është para fizike por thjeshtë një ushtrim matematikor të zgjidhur nga kompjuterit në rrjetin e internetit me kode sigurie që e bën të pagjurmueshëm.

Lexo edhe :  Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Po mendoj se ne jemi akoma në linjën e vende të be dhe bankës Evropiane  që akoma konsiderohet një veprim paralel jotransparent që  kanë nevojë për një sistem të tërë rregullator  përpara se të pranohet legalizohet ose të mari ato përmasa.

Pastaj se sa është përdorimi apo ushtrimi  apo zotërimi i kriptomomendhave nga shqiptarët kjo është e vështirë të thuhet për vetë natyrën që ato kanë sepse edhe në rastet kur ato zotërohen bëhen me një akronim dhe askush nuk e di personin real që i përdor”, përfundon Civici për TCH.

Pikërisht kjo mungesë transparencë e bën kriptomonedhën të preferuar nga krimi i organizuar. Pak ditë më parë SPAK tregoi se një grup kriminal në Elbasan kishte një portofol prej 10 milionë dollarësh në kriptomonedha./    S,M

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV