Shefi i NATO-s paralajmëron: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e aleancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj.

Ai i bëri këto komente në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës. Aleanca, siç tha ai, duhet të angazhohet për ta ndryshuar “trajektoren e luftës” në Ukrainë.

NATO-ja po përforcon kufirin e saj lindor me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë në përpjekje për ta parandaluar Moskën që ta zgjerojë luftën në ndonjërin nga 32 shtetet anëtare të aleancë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj kërkoi nga shtetet anëtare të rrisin kontributet e tyre për mbrojtjen.

“Duhet ta ndryshojmë trajektoren e luftës, e cila po vazhdon dhe deri më tani, siç e dini, vija e frontit po shkon në drejtimin e gabuar – po shkon drejt lindjes. Kjo po ndodh për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në shekullin 21 nuk mund të lejojmë që një shtet të pushtojë një shtet tjetër dhe përpiqet ta kolonizojë atë. Ato ditë janë të shkuara, të tejkaluara”, tha Sekretari Rutte.

Ai i bëri këto deklarata në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, nga ku këmbënguli se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të rrisin përkrahjen e tyre ndaj saj në përpjekje për të zmbrapsur Rusinë.

“Kostoja do të jetë jo miliarda shtesë, por triliona shtesë për t’ia kthyer NATO-s fuqinë e parandalimit në rast se Ukraina e humb luftën. Kostoja do të jetë shumë, shumë më e lartë se ajo që po e shqyrtojmë aktualisht sa i përket rritjes së shpenzimeve tona dhe prodhimit industrial (për mbrojtjen)”, deklaroi ai.

Në Evropë, shqetësimet rreth luftës në Ukrainë po shtohen mes njoftimeve që Presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë përpjekje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në kushte të cilat do të jenë të pafavorshme për Ukrainën.

Lexo edhe :  Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Sekretari Rutte paralajmëroi kundër një skenari të tillë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje të keqe, ajo vetëm do të nënkuptojë se do ta shohim presidentin e Rusisë duke festuar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës dhe kjo për ne duhet të jetë e papranueshme. Do të ishte një gabim shumë i madh gjeopolitik, gabim trashanik”, shtoi ai.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, NATO-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të saj që të rrisin buxhetin e tyre ushtarak. Sipas zyrtarëve të aleancës, 23 nga 32 anëtarë të NATO-s pritet ta përmbushin objektivin për të kontribuar 2 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm të brendshëm në mbrojtje këtë vit./K.K

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV