Çfarë do të sjellë për shqiptarët rikthimi Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Shqiptarët duhet të jenë të aftë për të kuptuar historinë e re që po u vjen në të tri shtetet e tyre…

Ku po shkon historia e sotme e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

I.

Në këtë kohë që në USA Donsld Trump ka ardhur si një president që e mendon veten si “perandor” çlirues të Historisë së Re që po vjen, dhe Amerikën si një “perandori” të fuqishme; në politikën botërore, do të ketë risi.

Po në Gadishullin Ilirik?

Mund të themi se edhe Këtu ekziston një forcë e madhe gjeopolitike, e cila ka vijuar kështu që nga koha e lashtë, qëkurse këtë fakt e kapi politika e Perandorisë Romake, kur Gadushulli Ilirik ishte pjesë e shtetit të fuqishëm Iluricum.

Janë zhvilluar tri luftea të fuqishme midis Ilirisë dhe Perandorisë Romake. Dhe Roma pati humbje të mëdha, derisa e theu Ilirinë në luftën e tretë Romako – Ilirinë, në vitin 168 p.e.r.

Në këto luftra të zgjatura shkëlqeu mbreti ilir, Genti dhe  mbretlresha e Ilirisë Teuta, por dhe tre gjeneralë të mëdhenj ilirë.

Porr…

Dhe koha e solli që në këtë kohë moderne, që nga viti 2008, në Gadishullin Ilirik të jenë dy shtete shqiprarë: Shqipëria dhe Kosova, por është edhe Maqedonia e Veriut një shtet shqiptaro-sllav.

Gjithsecilit që merret  sot me politikën e kohës sonë, forca e shqiptarisë po u bënë përshtypje të madhe.

Kjo sepse shqiptarët me të dy shtetet e tyre në Gadushullin Ilirik, janë sot aleatët me të afërt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo forcë e shqiptarisë, që përfaqëson sot botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është domosdoshmëri për politikën e ardhshme amerikane në këtë zonë.

Prandaj shqiptaria, pikërisht për këtë rast të madh historik, duket sikur është sot në prag të bashkimit të saj të madh.

Lexo edhe :  Sali Kulla si Ebu Qerimi

Dhe, se brendshmi, në këtë situatë gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor, po kuptohet se kjo mund të jetë risia politike e këtyre dy apo tre viteve që do të vijnë.

Të shohim, prandaj dhe shqiptarët duhet të jenë të aftë për të kuptuar historinë e re që po u vjen në të tri shtetet e tyre.

Sot koha po ecën sikur po kërkon të përsërisë periudhln historike të Teutës së famshme të Ilirisë, mbretëreshës së fuqishme e shtetit të fuqishëm ilir, që ishte në lashtësi superfuqi e kësaj zone.

Dhe historia e njeh shumë mirë Teuta e Ilirisë, që me lavdinë e saj, trembi dhe ropati keq vetë  Perandorinë Romake, derisa kjo perandori me shumë vështirësi e mundi Ilirinë me tre luftra të mëdha.

Por tani të tria këto luftra, kenë hyrë në historinë botërore si një periudhë që solli në Evropë taktikën dhe strategjinë e lufteave të mëdha moderne, të cilat erdhën deri në Shekullin e XX.

II.

Ja, prandaj sot pyetja që ngrihet është kjo: dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik, a do ta krijojnë dot edhe shtetin e tretë Maqedoninë e Veriut, por edhe shtetin e katërt shqiptar:  Çamërinë?

Prandaj ne shqiptarët këtë fakt historik që po kemi përpara, duhet të shohim me vëmendje të plotë për historinë afërt që po na vjen!

Sigurisht, gjithçka do të varet nga aleanca shqiptaro-amerikane që duket se realisht po ecën përpara drejt gjeopolitikës që përshkruam në këtë artikull.

Sepse, superfuqia unike e Botës, këtë aleancë me shqiptarët si një komb i plotë, do ta ketë një favor të madh historik./    S,M

Të fundit

Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja,...

BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati danez, Peter Sorensen është emisari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja...

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, përfshini këto ushqime në dietën tuaj

Dihet që trupi funksionon në bazë të asaj që e ushqeni. Mënyra më e mirë për të marrë sa më shumë energji nga ushqimi...

‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska

Kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva është në alarm për nivelin e lartë të ndotjes. Sipas mediave të huaja, Sarajeva duket si fantazmë i zhytur...

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ dhëndrin e Sali Berishës

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me...

Lajme të tjera

Web TV