Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

35-vjeçari Merkaj njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe nga hetimet e deritanishme të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.

35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, SPAK sekuestroi dhjetëra pasuri të vëllezërve Çopja, në bashkëpunim me policitë e disa shteteve, ku ata dyshohet se vepronin me trafikun e kokainës, dhe pagesat i bënin me monedha virtuale.

SPAK sekuestroi 10 milionë dollarë kriptovaluta, vila, garazhe, resorte, godina biznesi, truall dhe një hotel e një dupleks në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.

Aktualisht Hajdar Çopja është i arrestuar në Belgjikë, pasi u ekstradua atje nga Dubai, vend ku dyshohet se ndodhet vëllai tjetër Franc Çopja./K.K

Të fundit

North West, vajza e Kim Kardashian këndon rep në japonisht në albumin e ri të FKA twigs

North West, vajza 11-vjeçare e Kim Kardashian dhe Kanye West, e cila ka shprehur dëshirën për të ndjekur gjurmët...

Minxhozi kritikon opozitën në prag zgjedhjesh: PD konsumon…

Sali Berisha zbuloi se fati i drejtuesve politikë në listat për zgjedhjet parlamentare do të caktohet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, duke përmbysur...

VIDEO tronditëse në Turqi/ Prindërit hedhin nga dritaret fëmijët për t’u shpëtuar flakëve

-Një video tronditëse është publikuar së fundmi nga tragjedia e ndodhur më 21 janar në Turqi ku 79 persona humbën jetën si pasojë e...

Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë/Kontribut për shqiptarizmin

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Teqenë e parë bektashiane shqiptare të Amerikës, e themeluar 70 vjet më parë në Tejlor...

Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet!

Itali- Policia italiane në Terni arrestoi një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, për shkelje të rregullave të emigracionit, i cili ishte dëbuar me afat 10-vjeçar...

Lajme të tjera

Web TV