Për herë të parë në 30 vite, qyteti i Nju Jorkut kalon 5 ditë pa viktima nga të shtënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Nju Jorkut ka kaluar 5 ditë (mes të dielës së javës së kaluar dhe të enjtes së kësaj jave) pa viktima nga të shtënat, për herë të parë në 30 vite.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi në rrjetet sociale, 4 minuta pas të cilit, ky bilanc pozitiv u ndërpre.

Nju Jorku kishte mesatarisht më shumë se dy të shtëna në ditë vitin e kaluar, por midis të dielës dhe të enjtes policia nuk regjistroi asnjë incident.

“Kjo është koha më i gjatë që kemi kaluar pa një viktimë të qëlluar që nga fillimi i epokës CompStat,” tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut në ‘X’, duke iu referuar sistemit kompjuterik të policisë të krijuar në 1994.

Forca tha se kjo ishte për shkak të “punës së guximshme që anëtarët e NYPD bëjnë çdo ditë”.

Por vetëm katër minuta pas publikimit të postimit, ky bilanc pozitiv u ndërpre kur një 34-vjeçar u qëllua disa herë në Brooklyn, raportoi New York Post.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spital në gjendje të qëndrueshme, shkruan A2 CNN.

Policia në qytetin e Nju Jorkut është përqendruar gjithnjë e më shumë tek kriminelët që përdorin armë të paligjshme, gjë që sipas autoriteteve ka çuar në “rënie të ndjeshme” të numrit të incidenteve të të shtënave.

“Nëpërmjet policisë precize, veçanërisht në lidhje me dhunën me armë, jetët po shpëtohen çdo ditë në Nju Jork,” tha komisionerja e policisë Jessica S Tisch në fillim të këtij muaji./e.t

Të fundit

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se...

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU....

“Shfryhet” rritja e euros, monedha europiane zbret përsëri drejt kufirit të 99 lekëve

Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye...

A lidhet autizmi me shëndetin e nënës gjatë shtatzënisë?

Në studimet mbi shkaqet e supozuara që mund të kontribuojnë në çrregullimet neuro-zhvillimore si çrregullimet e spektrit të autizmit, shpesh përmenden disa sëmundje që mund të...

Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje

Kryedemokrati Sali Berisha drejtimin politik të fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ua ka besuar figurave të sprovuara në Partinë Demokratike, kryesisht të...

Lajme të tjera

Web TV