Pse fëmijët shqiptarë po vuajnë sot më shumë nga stresi e ankthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek fëmijët më të vegjël.

Mungesa e komunikimit, veçanërisht me prindërit, është një ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuon në shtimin e ankthit, stresit dhe depresionit.

“Kam vënë re se dikur fëmijët nuk flisnin për stresin, ose nuk përdorej termi ‘stres’, siç themi sot ‘jam i stresuar’, ‘jam i nervozuar’, ‘kam ankth’, ‘nuk duro dot’… Sot, fëmijët përjetojnë më shumë stres, përballen me presion më të madh akademik dhe kanë më pak mundësi për të komunikuar me prindërit. Ky mungesë komunikimi i bën ata të ndjejnë stres. Nuk është vetëm shkolla që shkakton stres; fëmijët shpesh duan të shprehin emocionet e tyre, por nuk kanë mundësi ta bëjnë siç duhet,” thotë sociologia Marsida Simo.

Një studim i vitit 2024 nga psikologë dhe studiues të Bibliotekës Publike të Shkencave tregon se prindërit që krijojnë lidhje emocionale dhe luajnë me fëmijët e tyre, duke zhvilluar personalitete të përgjegjshme dhe të pjekura, kanë fëmijë me vetëvlerësim të lartë, gëzim të brendshëm dhe ndjeshmëri. Këta fëmijë janë më të qeshur dhe të lumtur.

“Prindërit përpiqen të bëjnë më të mirën, por ritmi i shpejtë i jetës shpesh i detyron ata të përqendrohen vetëm te nevojat materiale, duke lënë mënjanë aspektet emocionale. Është e domosdoshme të kuptojmë rëndësinë e inteligjencës emocionale, që fëmijët tanë të zhvillojnë aftësi sociale, empati dhe të dinë si të ndërveprojnë në shoqëri,” shton Simo.

Hulumtimet e ekspertëve të UNICEF-it tregojnë se deri në 20% e adoleshentëve në botë përjetojnë çrregullime mendore, dhe tre nga katër problemet e shëndetit mendor të të rriturve nisin në fëmijëri dhe adoleshencë./Euronews Albania

Të fundit

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të...

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për...

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma...

Lajme të tjera

Web TV