Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti.

Ai është shprehur se tashmë, për herë të parë në këto shifra, 250 mln dollarë do të shërbejnë për ndërmarrjet e vogla të mesme në bujqësi.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.

Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj.

E dyta Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla të mesme, me fokus kryesorë tek bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta”, ka deklaruar Rama./k.k

Të fundit

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” vazhdon të magjepsë me versionin e plotë në italisht

Në përkujtim të ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, vlen të përmendet fakti që vepra e...

Dy bonuse për të moshuarit, ekspertja: Ja si mund të ndikojë në rritjen e pensioneve

VOLTIZA DURO/ Numri i ulët i kontribuuesve është një nga sfidat kryesore që pengon performancën e skemës së pensioneve e si pasojë, buxheti i shtetit...

Rekord dhe gola, Kolo Muani menjëherë vendimtar te Juventusi

Menjëherë titullar dhe menjëherë vendimtar. Pas golit në sfidën e tij debutuese, Randal Kolo Muani konfirmohet edhe njëherë si përforcimi perfekt i merkatos së...

Një vend jashtë kohës dhe hapësirës europiane

Nga Ilir Yzeiri Në barin pranë RTSH-së ku futem zakonisht, dje, nuk kishte asnjë njeri sepse ishte e diel dhe kamarieri që shërben aty, një...

Paraqitja zbuluese e Paris Hilton në festën pas Grammy 2025

Një mori personazhesh të famshëm morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2025 midis tyre edhe Paris Hilton, e cila më vonë...

Lajme të tjera

Web TV