Trump godet personat pa gjini, u ngrin pasaportat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marco Rubio ka udhëzuar stafin që të ngrijë aplikimet për pasaportë me shënuesit e seksit “X”.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ngrirë të gjitha aplikimet për pasaporta me shenjën seksi “X” dhe ndryshimet në identitetin gjinor në pasaportat ekzistuese, pas një urdhri të ri ekzekutiv të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e tij të parë të detyrës.

Siç bëjnë me dije mediat ndërkombëtare, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, udhëzoi stafin e Departamentit të enjten të zbatonte udhëzimet e reja strikte për dokumentacionin zyrtar.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është që seksi i një individi nuk është i ndryshueshëm”, thuhej në email.

Direktiva e Rubios thotë se “seksi, dhe jo gjinia, do të përdoret” në dokumentet zyrtare, duke përfshirë pasaportat dhe dokumentet e raportit konsullor të lindjes jashtë vendit.

Stafi i Departamentit të Shtetit të enjten u urdhërua të “pezullojë çdo aplikim që kërkon një shënues seksi X” dhe “të pezullojë çdo aplikim ku aplikanti kërkon të ndryshojë shenjën e seksit” nga përkufizimi i dhënë në urdhrin ekzekutiv. Politika prek aplikimet aktuale dhe të ardhshme për pasaportë./    S,M

Të fundit

Shërbimet e Onkologjikut, Rama dhe Koçiu: Vijojnë investimet në Shëndetësi

Spitali Onkologjik, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” çeli sot një kapitull të ri progresi për shërbimin publik spitalor në...

Digjet rafineria ruse e naftës pas sulmit më të madh ukrainas

Një rafineri e naftës në qytetin Riazan në Rusi është përfshirë plotësisht nga zjarri, pasi Kievi e kreu një sulm të madh me dronë...

Pastronte paratë e Çopjave, GJKKO lë në burg Klejdi Merkajn

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj, anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja, për zëvendësimin e masës së...

BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Diplomati danez, Peter Sorensen është emisari i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja...

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, përfshini këto ushqime në dietën tuaj

Dihet që trupi funksionon në bazë të asaj që e ushqeni. Mënyra më e mirë për të marrë sa më shumë energji nga ushqimi...

Lajme të tjera

Web TV