Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor, për interpretimin e saj në filmin Wicked, i cili është në garë për 10 çmime.
Disa orë pasi u shpallën nominimet, këngëtarja reagoi me një postim në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
Grande ka postuar një foto nga fëmijëria e saj, si dhe momente nga filmi “Wicked”. Madje, në njërën prej tyre ajo pozon me yllin Cynthia Erivo, e cila është gjithashtu e nominuar për Oscar.
Këngëtarja e njohur ka shprehur mirënjohjen për nominimin e saj, ndërsa ka falënderuar edhe regjisorin e filmit, John M. Chu, i cili e përfshiu atë në kast.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Ariana shkroi: “ Duke ngritur kokën mes të qarash, dua të shpreh një falenderim të madh për Akademinë për këtë njohje të jashtëzakonshme. Nuk mund të ndalem së qari. Ndihem thellësisht e nderuar të ndaj këtë moment me Arin e vogël, e cila u ul duke studiuar Judy Garland duke kënduar “Diku mbi Ylberin”, pak para se të hynte në këtë flluskë të madhe dhe të bukur. Jam shumë krenare për ty, vogëlushe”.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Faleminderit John M. Çu për marrjen e këtij rreziku me mua dhe për të qenë regjisori, personi dhe shoku më i përkushtuar dhe më i shkëlqyer. Jam shumë krenare për familjen e bukur Wicked. Jam shumë krenare për Elphie, motrën time, dashurinë time Cynthia Erivo. Shkëlqimi juaj nuk ka fund dhe ju meritoni çdo lule (tulipan) që ekziston në çdo kopsht. Të dua pa kushte, gjithmonë. Nuk i kam gjetur ende të gjitha fjalët, ende po mundohem të marr frymë. Por faleminderit. Zot, faleminderit Universal, Marc, familja ime, zemra ime.”