“Zgjedhjet shtyhen në tetor. E kam të sigurt!”/ Ndoka zbulon letrën e SHBA për Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri për në tetor dhe krijimin e një qeverie teknike për realizimin e tyre.

Komentet Ndoka i bëri në ‘Ditari i Mesditës’ , ku tha se këtë gjë e ka kërkuar administrata e mëparshme amerikane, e drejtuar nga Presidenti Joe Biden.

Ai shtoi se me Trump realiteti botëror, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, do të vijojë të ndryshojë për mirë.

Ndoka foli edhe për sanksionimin nga SHBA të një organizate kriminale shqiptare të kokainës, që sipas tij, ka rrënjët deri në Kryeministri.

“Trump po ndryshon botën. Ai bën çdo minutë një lëvizje për ndryshimin e këtij realiteti dhe për fatin e mirë tonin përfshihet edhe Shqipëria. Nuk është se është vëmendja vetëm te Shqipëria, por ai e ka me gjithë botën. Edhe pjesa e administratës që ishte më parë, padiskutim që kishte një axhendë të tillë. Kërkonin rotacionin, kërkonin që data e zgjedhjeve të shtyhej. Dhe kjo është e negociuar edhe me kryeministrin Rama.

Ja unë e them për herë të parë, e kam shkruar në Facebook që informacionin e kam tepër të sigurt. Që Rama ka në tryezën e tij që zgjedhjet duhet të shtyhen në tetor, që zgjedhjet duhet të drejtohen nga një qeveri kujdestare dhe kjo do të sanksionohet edhe në Kushtetutë. Kjo bëhet që t’i jepet mundësi më tepër diasporës, jo vetëm për çështjen e regjistrimit, por edhe të konsolidimit të këtij procesi. Që t’i jepet më tepër kohë edhe KQZ. Të çlirohemi nga një person që ka mbi kurriz 2 dosje, babloku vetë që është kapur në krim zgjedhor dhe nuk mund t’i drejtojnë këto zgjedhje.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin, ja si do të ndahen mandatet

Kemi një hap akoma më përtej, ne jemi në prag të shpalljes së një organizate kriminale të lidhur me kokainën në Shqipëri, që mund të sanksionohet nesër. Personazhe të kësaj bande shkojnë deri afër kryeministrit. Ne kemi shumë surpriza dhe ngjarje përpara, çfarë ne na shpie drejt tetorit për zgjedhjet parlamentare”, tha Ndoka./e.

Të fundit

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Roma, kryeqyteti i Evropës

Nga Juan González-Barba A ka një kryeqytet Europa, ose më saktë, Bashkimi Evropian? Nëse po, a do të justifikohej me titujt e tij historikë? A...

FSHF organizon mbrëmjen gala ‘Topi i Artë 2024’, ja cilët janë të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, e organizuar nga FSHF, do të nderojë arritjet e shquara të futbollistëve shqiptarë dhe do të vlerësojë ata...

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për një të vdekur

Një burrë ka vdekur pasi një pemë ra në makinën e tij në Co Donegal gjatë stuhisë Eowyn. Rreth një milion shtëpi, ferma dhe...

Lajme të tjera

Web TV