Shpërthejnë virozat në Shqipëri, ja simptomat dhe çfarë duhet të bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fluks virozash ka prekur popullatën në vendin tonë tashmë prej disa ditësh. Në qendrat shëndetësore, në pediatri dhe në klinikat e shërbimit shëndetësor, është vënë re një numër i lartë vizitash. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë nga Freskida Miloti, Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov, tregoi disa nga simptomat më të shpeshta të virozave respiratore.

“Në fakt nuk është një virozë, janë disa viroza në qarkullim. Simptomat e virozave në këto ditë dhe këto javë janë karakterizuar nga një temperaturë subfebrile në ditët e para, e cila më pas është rritur dhe ka vajtur deri në vlera 39.5 gradë deri në 40° tek fëmijët e vegjël. Fillon me një dhimbje fyti, skuqje, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, një lodhje, mungesë oreksi, apati dhe në ditët e më pasme, në qoftë se sistemi imunitar nuk e përballon dot, mund të kalojë dhe në format e komplikacioneve. Më të shpeshta kanë qenë pneumonitë dhe otitet. Gjithashtu ka pasur dhe forma të asaj që ne e quajmë stomak flu ose virus, gripi i stomakut, i cili është i karakterizuar me diarre dhe të vjella”, tha mjekja.

Në morinë e virozave dhe viruseve që qarkullojnë në Shqipëri, është shumë e rëndësishme identifikimi dhe trajtimi i tyre. Në ditët e para të gjendjes gripale, duhet patjetër që t’i nënshtrohemi disa testimeve për të bërë të mundur identifikimin e virusit që na ka prekur.

“Analizat i ndajmë në dy grupe: në grupin e analizave të shpejta ose rapid testet dhe në fazën e dytë janë analizat inflamatore që kërkohen nëpërmjet gjakut. Testet e shpejta janë tashmë një opsion shumë i mirë për diagnozën e pacientit. Ato pasurohen nga viti në vit në teknologjinë laboratorike. Më parë ofroheshin vetëm si teste unike, për shembull vetëm test Covid-i ose vetëm test flu, ndërsa tani ato janë grupuar në formën e paneleve dhe ofrohen si teste, për shembull, me tre viruse, me dy viruse, me gjashtë viruse. Nëpërmjet një tamponi të thjeshtë nazal ose faringeal, ne realizojmë brenda pak minutave detektimin e virusit që e ka prekur pacientin”, tha Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov.

Në gjendje gripale të rënduar, mjekët gjithmonë rekomandojnë depistimin nëpërmjet testeve për të bërë të mundur përcaktimin e virozave apo viruseve. Megjithatë ka një afat kohor specifik se kur duhen kryer këto teste, në mënyrë që të marrim përgjigje të saktë.

Lexo edhe :  Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

“Në radhë të parë është informacioni epidemiologjik që ne marrim, pra ne dimë që kanë filluar virozat. E dyta është fillimi i simptomave tek pacienti, pra pacienti ankon shenja tipike të një viroze që e ka prekur, siç e thamë, me dhimbje fyti, me temperaturë subfebrile. Por a duhet të bëj që në momentet e para të këtij shqetësimi testin? Jo, duhet të kalojnë të paktën 24-48 orë që pacienti t’i japë mundësinë, po themi, mundësinë në kuptimin metaforik të fjalës, këtij virusi të zhvillohet në nivele të atilla në organizëm që të na dalë pozitiv në test. Më pas, ato nuk mund të na dalin pozitiv, dalin negativ sepse kanë kaluar në gjak, ose pacienti mund të jetë shëruar”, – tregoi mjekja në studion e emisionit Diagnozë në A2 CNN.

Për të luftuar virozat apo simptomat që shfaqin ato, ka një mënyrë efektive dhe pa efekte anësore. Haloterapia, njohur ndryshe si dhoma e kripës, është një nga terapitë më efektive në Klinikën Vera-Virhov për fëmijët dhe të rriturit. Efekti i seancave në këtë dhomë, përshkruhet si i barabartë me të bërit një muaj plazh, për nga sasi jodike që merr trupi.

“Dhoma e kripës është një akses më shumë për pacientët tanë. Është një dhomë e cila ofron terapinë jonike të kripës. Është një terapi alternative, pa asnjë efekt anësor. Qëndrimi brenda në dhomë është sikur të qëndrosh një muaj në plazh. Muret janë të veshura me kripë, por brenda në dhomë është instaluar një aparat që quhet halogjenerator, i cili përpunon kripën e detit. Kjo kripë deti lëshohet në ambientin e brendshëm dhe përthithet në rrugët e frymëmarrjes. Pacientët na referojnë që brenda një periudhe të shkurtër rekuperimi është shumë ndjeshëm. Nëse ata bëjnë disa seanca duke qëndruar në dhomën e kripës, mund ta kalojnë një virozë apo një kollë, pavarësisht origjinës së saj, edhe pa mjekim fare”, shtoi Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. /   S,M

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV