Situata e gripit në vend, mjekja: Ja kategoritë që janë të rrezikuar nga format e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja infeksioniste Silvia Bino, e ftuar në një emision televiziv theksoi se ne po kalojmë në sezonin e gripit, ku intensiteti i infeksioneve është i lartë.

Ajo informoi se shifrat e infeksioneve janë në nivele të ngjashme me ato të dy viteve të mëparshme, duke sugjeruar se gripi po paraqitet siç pritej.

Bino theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër gripit, duke e rekomanduar për çdo person mbi 6 muaj. Sipas saj, vaksinimi është veçanërisht i domosdoshëm për individët mbi 60 vjeç, të cilët janë në rrezik më të madh për të zhvilluar forma të rënda të gripit dhe për të përjetuar komplikacione.

“Një person i vaksinuar ka më pak mundësi të preket nga gripi dhe, nëse e kap, është më pak i rrezikuar nga komplikacionet,” shpjegoi Bino. Ajo inkurajoi të gjithë qytetarët, veçanërisht ata në grupe të rrezikuara, të konsultohen me mjekët e tyre dhe të marrin vaksinën për të mbrojtur shëndetin e tyre gjatë këtij sezoni gripal./   S,M

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV