Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.
Spiropali u shpreh në një reagim se, 95 vite më parë, Shqipëria u bë shtëpia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
“Përgjatë nëntë dekadave e gjysmë, vendi ynë ka mbështetur dhe lehtësuar rrugëtimin e gjatë të Bektashizmit, duke vlerësuar kontributin e bektashinjve për paqen, tolerancën, miqësinë dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe popujve”, theksoi Spiropali.
“Si “një urë mes tokës dhe qiellit”, bektashinjtë shqiptarë janë dalluar për kultivimin e vlerave të atdhetarizmit, dashurisë dhe tolerancës, për mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm të bashkimit të shqiptarëve”, përfundoi reagimin Spiropali. / S,M