Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në pushtet.
Presidenti shoqërohej edhe nga qeni i tij në momentin e votimit. Lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka bërë që marrëdhënie e Lukashenkos dhe Vladimir Putin të jetë edhe më e ngushtë.
Shtetet e Bashkuara edhe Unioni Europian kanë theksuar se zgjedhjet nuk pritet që të jenë të lira dhe të ndershme, sepse mediat e pavarura nuk janë lejuar të jenë në Bjellorusi, ndërsa të gjithë liderët opozitarët janë burgosur ose detyruar të arratisen.
Ish-fermeri sovjetik ka mohuar vazhdimisht këto pretendime duke theksuar se populli ka vendosur ta mbajë atë në pushtet që prej vitit 1994. Në këtë garë ai përballet me katër kundërshtarë të tjerë, por asnjëri prej tyre nuk e ka kritikuar seriozisht./e.t