Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.
Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kryepeshkopi krijoi respekt edhe në përmasat ballkanike dhe europiane.
Ai tha se në vitet kur Shqipëria u kthye në një vend ateist u vranë shumë priftërinj, peshkopë dhe hoxhallarë dhe në ringritjen e tyre shpirtërore një rol të madh ka luajtur dhe Jnaullatos.
Sipas tij Janullatos i ëhstë refuzuar shumë herë dhënia e pasaportës me nënshtetësi shqiptare, por ajo që mbetet për tu vlerësuar është harmonia fetare në të cilën jetojmë.
“Natyrisht ndaj mendimin e të gjithë komunitetit ortodoks në Shqipëri sepse ai e ringriti kishën ortodokse në këto 3 dekada e mos më shumë që ka qenë në krye të saj. Në rastin e kishës ortodokse ka qenë një kontribut thellësisht i vendit falë punës së palodhur që ka bërë Janullatos në më shumë se 3 dekada për të ndërtuar kisha, për të marrë financime dhe duke qenë një teolog i shkëlqyer ka arritur të krijonte një respekt të gjerë në përmasa ballkanike dhe europiane.
Është e pashmangshme që politika dhe feja jo vetëm Shqipëria, nuk ka ndodhur askund kjo natyrisht që ka një gjurmë jo të vogël prishja e kishave dhe xhamia, shumë priftërinj, peshkopë dhe hoxhallarë u vranë nga regjimi komunist. E parë në këtë situatë u desh një ringritje shpirtërore nga e para edukimi i klerit të ri dhe këtu Janullatos ka një rol të rëndësishëm në krijimin e klerit i cili do jetë dhe zëvendësuesi e tij dhe kjo është një ndihmë.
Feja dhe politika është një debat sa historike dhe universal, është tjetër gjë besimi vetjak, dhe tjetër përdorimi që politika i bënë fesë. Janullatos se ka pasur të lehtë i është refuzuar disa herë kërkesa e nënshtetësisë shqiptare.”
I pyetur nëse ikja e një figure të tillë do të ndikojë edhe në ekuilibrat e brendshëm dhe të jashtëm që lidhen sa me dialogun ndërfetar Kalemaj tha se ajo që duhet vlerësuar në Shqipëri është toleranca dhe bashkëjetesa mes feve të ndryshme.
“Në ka një gjë që shqiptarët duhet të jenë krenarë që e thotë dhe çdo vizitorë i Shqipërisë, të cilët kanë vënë në pah, është vlerë shumë e madhe, toleranca, bashkëjetesa mes feve të ndryshme.
Është një vlerë pozitive, një nga vlerat e radha në botë që një vend si Shqipëria me 4 fe zyrtare mos të ketë luftë fetare jo e jo, dhe kjo është dhe falë meritës së klerikëve të mençur që kanë vepruar me maturi.”/kb