Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të 21 Janarit në plazhin e fshatit Lukovë, në vendin e quajtur “Shpella”, është djegur plotësisht një objekt i llojit beach-bar, në pronësi të shtetasit J. Ç.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./E.T