Situata e virozave këtë dimër është kritike, me një rritje të rasteve dhe fluks të shtuar pacientësh, veçanërisht në qarkun e Beratit, ku janë shënuar shumë raste të virozave që po trajtohen në Pediatri, Urgjencë dhe Repartin Infektiv.
Mjekja infeksioniste, Valbona Papa, konfirmoi se qarkullon “Gripi A”, ndërsa përjashtoi mundësinë e infeksionit nga Covid.
Disa pacientë po marrin trajtim në shtëpi, ndërsa të tjerë janë shtruar në spital për komplikacione./kb