Vdekja e 6-vjeçarit në spital, mjekja: Ja përse i ishte krijuar bronkoplomonia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmija 6-vjeçar që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës pas rreth gjashtë ditësh trajtimi në kushte shtëpie nga gjyshi, vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Mjekët pohuan se vdekja erdhi nga arresti kardiak, si pasojë e sëmundjes së mëparshme.

Pediatria Loreta Gjoni shpjegoi në një intervistë televizive, se bronkopneumonia bilaterale është një sëmundje që, nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, nuk shkakton vdekje.

Ajo theksoi se kjo sëmundje mund të jetë shumë vdekjeprurëse nëse lëshohet pa trajtim dhe prek traktin mushkëror, duke pasur natyrë virale ose bakteriale.

“Bronkoplomonia bilaterale është padiskutim një sëmundje vdekjeprurësë nëse lihet zakonisht pa trajtuar.

Ajo prek traktin mushkëror të fëmijës dhe është i natyrës qoftë virale qoftë bakteriale. varët nga kushtet e rëndesës së kësaj patologjie dhe këto të fundit presisdpozojë të kthehet në fatale ose jo.

Po flas në parim për këtë sëmundje. Duke qenë që Bronkoplomonia bilaterale, është e natyrës virale dhe bakteriale. Padiskutim ajo është shkatraur nga një virus dhe bakterie. Ato janë të afta të bëjnë jo vetëm prekje mushkërore por edhe te organeve të tjera. Një ndër organet tjera më të prekura në këtë rast, është muskuli i zemrës, i cili quhet miokard që çon deri në humbjen e jetës.”

Mjekja Gjoni, thotë se ardhja deri te humbja e jetës së 6vjecarit, ka ardhur me gjasë nga infarkti i miokardit i cili si patologji përkeqësohet përgjatë situatave gripale të shkaktuara nga bronkoplomonia.

Sipas saj, duhet një hetim i hollësishëm i organeve kompetente për rastin tragjik.

“Në pjesën më të madhe të rasteve këto bashkëshoqërojnë njëra tjetrën, çka do të thotë që miokarditit akut, është një patologjike që shoqërohet dhe përkeqësohet më tepër përgjatë situata virale. Është virusi i gripit, i fruthit, i ebolës, konksaki, të cilat e aktivizojnë atë.   

Në këto raste duhet aplikuar një biopsi dhe të merren organet kompetent në hetimin e rasteve, sepse ne këto kushte bëhet një sqarim i rastit.

Pa diskutim që parandalohet nëse kapet në çastet e para dhe një nder veprimet e protokolleve është elektrokardiograme, ekografia, procedime ekzaminuese, radiografi mushkërore, qe evidenton një zgjerim të volumit të zemrës.”/kb

Të fundit

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Revolucioni teknologjik, të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me...

“Kockë e lëkurë”, të mbijetuarit e Aushvicit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë. “Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë....

Lajme të tjera

Web TV