Mijëra turistë janë përfshirë nga kaosi në një resort skish në Apenine të Italisë. Shumë prej tyre ishin pushues njëditore të ndikuar nga një video e bërë virale në TikTok, e cila reklamonte zonën, ndërsa të tjerë përfituan nga ulja e çmimit të biletave.
Roccaraso, një qytet malor në Apenine, u mbush me mbeturina pasi rreth 10,000 turistë mbërritën me 260 autobusa të dielën e kaluar, duke irrituar vendasit dhe mbingarkuar bizneset lokale. Ajo që ishte menduar të ishte një udhëtim i përballueshëm për familjet, u kthye në “panik” pasi rrugët malore ishin të bllokuara nga autobusë dhe makina, dhe vizitorët mbetën të bllokuar.
Shumica e vizitorëve, që kishin udhëtuar rreth dy orë nga Napolit, kishin blerë udhëtime “all-inclusive” për vetëm 20 euro përmes agjencive turistike dhe reklamave në TikTok. Ata u ndihmuan nga influencuesja Rita De Crescenzo, e cila promovoi resortin në videon e saj, duke e quajtur Roccaraso një “vend të bukur”. Megjithatë, shumë turistë që prisnin një “fundjavë të bukur” u përballën me kushte të vështira, pasi shërbimet e resortit ishin të pamjaftueshme dhe shumë aktivitete nuk u realizuan.
Përveç problemeve me transportin dhe restorantet, turistët ishin të pakënaqur nga mbingarkesa dhe mungesa e infrastrukturës. Autoritetet lokale kanë ndërmarrë masa për të kufizuar numrin e autobusëve që mund të hyjnë në qytet dhe kanë kërkuar mbështetje nga ushtria për të parandaluar përsëritjen e situatës./e.t