Kolla mund të jetë një simptomë e problemeve të zemrës, kur duhet të shkoni te mjeku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse kolla e herëpashershme është një fenomen krejtësisht normal, një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një problemi të caktuar shëndetësor, duke përfshirë edhe problemet e zemrës.

Sipas klinikës Mayo, një kollë konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë dhe kronike nëse zgjat më shumë se tetë javë.

Shkaktarët më të shpeshtë janë kryesisht ftohja, gripi, alergjitë, astma apo bronkiti.

Megjithatë, ka edhe disa sëmundje të tjera ku kolla është një nga simptomat e para dhe një ndër to janë sëmundjet e zemrës.

Edhe pse shumica e njerëzve e injorojnë atë, mjekët paralajmërojnë se duhet të vizitoni një mjek nëse kolla zgjat më shumë se tri javë ose bëhet më intensive me kalimin e kohës.

Si të kuptoni se kolla mund të jetë shenjë e sëmundjes së zemrës?

Ka disa shenja që tregojnë këtë. Nëse shfaqen simptoma të tilla si shqetësime në gjoks, marramendje, gulçim ose vjellje së bashku me një kollë që nuk largohet për një kohë të gjatë, mjekët thonë se mund të jetë një sëmundje e zemrës.

Mjekët shpjegojnë se ekzistojnë dy lloje të arrestit kardiak, i majtë dhe i djathtë. Kur ka një bllokim në anën e majtë, gjaku, si dhe i gjithë lëngu, tërhiqet në mushkëri, duke shkaktuar gulçim dhe kollë. Në shumicën e rasteve, kolla është e lagësht, nuk largohet me kalimin e kohës dhe shumë shpesh ka edhe mukozë rozë./kb

Të fundit

“Kurtin nuk e voton gruaja, nuk është në listën e votuesve”

Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është pjesë e trupës votuese në Kosovë dhe nuk ka...

Viruset e dimrit si ndikojnë tek problemet me stomakun çfarë duhet të bëni

Dimri përbën periudhën më kritike për problemet me stomakun. Këto probleme shfaqen me simptoma si të vjella, dhimbje dhe diare. Simptomat e problemeve të...

Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot sistemin e monitorimit me kamera të 20 qyteteve në vend. “Do të ketë survejnim me kamera të qyteteve me fokus...

E shkuara dhe tradita

Nga Ilir Yzeiri Popujt pa histori e pa memorie ose janë zhdukur ose janë shfaqur si një entitet i dobët dhe i nëpërkëmbur në tregun...

Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV