Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindo, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Por parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat qendrore dhe lindore të Kosovë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Edhe, Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në zonat jugperëndimore duke sjellë momenete me flokë dëbore. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Evropa
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Europën veriore me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjellë vranësira, reshje dëbore përkatësisht në Europën Lindore, Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut. Po ashtu; gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë rrebeshe shiu dhe erëra të fuqishme ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të paraqiten ishujt britanikë; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez./kb