Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë e prodhuara në vitin 2024, sipas të dhënave të publikuara nga firma japoneze sot.

Grupi Toyota, i cili përfshin prodhuesin e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e mini-veturave Daihatsu Motor, ka shitur 10,82 milionë njësi në vitin 2024, një rënie prej 3,7 për qind nga viti i kaluar, sipas të dhënave.

Shitjet e kompanisë kanë rënë 1,4 për qind, duke përjashtuar prodhuesit Hino dhe Daihatsu, me 1,44 milion njësi të shitura brenda vendit vitin e kaluar, një rënie prej 13,8 për qind.

Megjithatë, shitjet në Amerikën e Veriut janë rritur me 4,3 për qind, për të shkuar në 2,73 milionë automjete, ndërsa shitjet në Evropë gjithashtu janë rritur me 3,6 për qind, duke regjistruar 1,17 milion njësi.

 

 

Ndërkohë, përballë konkurrencës së ashpër të çmimeve, shitjet në Kinë kanë rënë 6,9 për qind, në 1,78 milion njësi.

Shitjet e automjeteve elektrike të Toyotas janë rritur me 34,5 për qind në 139.892 njësi, ndërsa shitjet e automjeteve hibride kanë shënuar rritje me 21,1 për qind në 2024 krahasuar me vitin 2023, për të arritur në 4,14 milionë njësi.

Rivali kryesor i Toyotas, Volkswagen i Gjermanisë, ka dalë i dyti në shitjet globale me 9,03 milionë njësi, një rënie me 2,3 për qind në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë./kb

Të fundit

Rama me “njomëzakë” në listën e sigurt

Kryeministri Edi Rama për taktikë elektorale, por edhe për të nxitur deputetët që kanë disa mandate rresht, u ka...

Kujdes nga ngjarjet e paparashikuara mund të prishin planet… rezervimi i yjeve për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat për jetën shtëpiake. Djemtë u...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

Lajme të tjera

Web TV