“Je mbipeshë, do më çash gomat e makinës”/ Shoferi refuzon të marrë në taksi reperen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperja amerikan Dank DeMoss e njohur gjerësisht me emrin artistik Big Dank  ka paditur dhe ka çuar në gjykatë shoferin e një taksie.

Reperja thotë se taksisti nuk e pranoi në makinë, për shkak të kilogramëve të saj.

“Më falni, por ju nuk mund të futeni në makinë. Dhe nëse nxëni dhe futeni, gomat do të shpërthejnë”, i ka thënë shoferi i taksisë reperes.

Sipas padisë së paraqitur të hënën e kaluar në gjykatë në Wayne, Michigan, ngjarja ka ndodhur më 18 janar.

Reperja kishte paguar paraprakisht që taksia ta çonte nga shtëpia e saj në Detroit në shtëpinë e një të afërmi për një festë.

Siç shpjegon ankuesja në padi, shoferi i taksisë refuzoi ta linte të hipte, i sugjeroi të porosiste një makinë më të madhe (XL, e cila është e destinuar për transportin për shumë njerëz) mbylli dyert dhe u largua duke e lënë të priste në rrugë.

Në padinë që ngriti, reperja deklaroi se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në festën e të afërmit të saj për shkak të veprimeve të shoferit dhe pësoi një sërë dëmesh, duke përfshirë:”ankth, ofendim, siklet, pakënaqësi.” , duke kërkuar kompensim për këto./k.k

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen,...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Lajme të tjera

Web TV