Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë, sepse nuk kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që kemi në dorë. Kemi në dorë për të çuar më në fund amanetin e të parëve tanë, të Gjergj Kastriotit, të Ismail Qemalit, të martirëve të komunizmit, për të çuar Shqipërinë në familjen europiane dhe për të vendosur një ulëse me emrin ‘Albania’ në tryezën e Bashkimit Europian. Në 100 ditë nga sot, nëse votës së Shqipërisë do t’i bashkohet dhe vota e shqiptarëve në vendet e tjera të botës, atëherë tregon që ne duruam, punuam dhe fituam.

Kush na ndjek nga jashtë vendit në këtë moment, duhet ta mbajë parasysh që afati i fundit si zgjedhës përmes postës është 4 mars. Prandaj mos e lini për ditën e fundit, futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni. Regjistrohuni për të votuar në 11 maj. Dhe mos e vini në dyshim që vota e hedhur për çdo parti tjetër, është një gur i hedhur në një kënetë.

Nga sot në 100 ditë, nuk kam asnjë dyshim që shumica e votuesve të parë, të studenteve dhe studentëve do të jetë për t’u ngjitur lart drejt majës dhe jo për t’u zhytur në kënetën që nxorëm Shqipërinë një dekadë më parë. Sot ata mësuan që dyert e universitetit nuk hapen me anë të mbiemrit, të mikut dhe lekut si një dekadë më parë, por sot nuk ka asnjë ankesë të vetme për emrat e atyre që futen në fakultet./k.k

 

Të fundit

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun valutor shqiptar një dollar do blihet me 94.8 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Euro do blihet me 98.6 lekë dhe...

Parashikimi i motit për sot, 8 shkurt 2025

Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do...

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1 në duelin e vlefshëm për...

Lajme të tjera

Web TV