Më 2024 u mblodhën 659 mln € më shumë se më 2023, zhvlerësimi i euros ndikoi negativisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona euro më shumë fitoi arka e shtetit në vitin që lamë pas. Miliona euro më shumë se në 2023-shin arritën të mblidhnin administrata tatimore dhe ajo doganore, por nuk arritën të realizonin plotësisht planin e caktuar në buxhetin e 2024-ës nga Ministria e Financave.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë, gjatë vitit 2024, të ardhurat e mbledhura arritën në 7 miliardë e 95 milionë euro, ose afro 45 milionë euro më pak se planifikimi. Në buxhetin e vitit të shkuar pritshmëritë ishin për të mbledhur 7 miliardë e 140 milionë euro. Ndërsa për vitin 2025 pritshmëritë janë që të mblidhen rreth 7.5 mld euro.

Dy nga shkaqet kryesore të evidentuara gjatë vitit të shkuar që ndikuan negativisht në realizimin e të ardhurave, ishin zhvlerësimi i valutave, që ndikoi negativisht tek të ardhurat doganore, por nga ana tjetër edhe heqja e tatimit 15% për profesionistët e lirë uli pritshmëritë për të ardhurat.

Edhe pse me mosrealizim, në raport me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 659 milionë euro, pasi në total në vitin e krizës së inflacionit u mblodhën në total 6 miliardë e 436 milionë euro.

Kontributin më të madh në rritjen e ardhurave në raport me vitin 2023, e ka dhënë përmirësimi i ekonomisë, shtimi i konsumit si rezultat i turistëve të shumtë por edhe përmirësimi i aktivitetit të bizneseve. Paratë e mbledhura nga TVSH-ja, tatimi i pagave ndikuar edhe prej rritjes së rrogave dhe milionat e mbledhura nga akciza patën ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave vjet.

Në vitin që lamë pas situata më problematike ka qenë me shpenzimet që cilat nuk u realizuan me 372 mln euro, pasi nga 7.7 miliardë euro që patën në dispozicion institucionet, u shpenzuan pak më shumë se 7.3 miliardë euro.

Lexo edhe :  Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Ministria e Financave thotë se shpenzimet patën ecuri të ngadaltë vjet për shkak të vonesave në procedurat tenderuese, vonesave në realizimin e projekteve si dhe në marrjen e fondeve të huaja.

TË ARDHURAT PËR VITIN 2024:
Plani                    714 mld lekë         7.140 mln euro
Realizimi         709.5 mld lekë          7.095 mln euro
Diferenca           -4.5 mld lekë           -45 mln euro
TË ARDHURAT E MBLEDHURA :
Viti 2023        643.6 mld lekë         6.436 mln euro
Viti 2024        709.5 mld lekë         7.095 mln euro
Rritja              +65.9 mld lekë         +659 mln euro

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV