Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu.

Khalife, i cili ishte arratisur nga burgu më 2023, nëntorin e vitit të kaluar ishte gjetur fajtor për spiunim për Teheranin.

Gjykatësja Kaur Cheema-Grubb, gjatë shqiptimit të dënimit më 3 shkurt e përshkroi Khalifen si një “budalla të rrezikshëm” i cili fillimisht u nxit “nga dëshira për t’u mburrur” sesa për të dëmtuar interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

“Vet fakti që keni nisur një plan kaq të rrezikshëm tregon papjekurinë tuaj dhe mungesën e mençurisë”, tha Cheema-Grubb.

Khalife, 23-vjeçari i lindur në Londër, iu bashkuar ushtrisë britanike më 2017. Pak kohë pas kësaj, ai nisi të mblidhte informacione të ndjeshme dhe t’i ndante me agjentët iranianë. Për këtë shërbim ai ishte paguar me para të gatshme dhe u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij iranianë se ai do të ngjitej në gradat në ushtri “me lehtësi”.

Khalife u arratis nga burgu Vansvord i Londrës në shtator të vitit 2023 në kohën kur po priste nisjen e gjykimit. Ai qëndroi në arrati për tri ditë, para se të kapej nga autoritetet./ REL/kb

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV