“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”, reagon këngëtari dhe zbulon si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij.

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë.Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.

Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë.

Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para. Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

Luizi ka bërë thirrje që të ndalet shpifja dhe manipulimi i informacionit, duke theksuar se ai do të vijojë punën e tij pa u ndikuar nga këto lajme./kb

Të fundit

Kuvendi miraton 10 projektligje me votat e PS, mes tyre Plani i Rritjes i BE

U zhvilluan ditën e sotme (13 mars) punimet e seancës plenare në Parlament, ku u diskutuan në rend dite disa...

“Ajo e do Edi Ramën…”

Humori i Bledi Çuçit ishte shpjegimi shterues i metodologjisë së hartimit të listës socialiste për zgjedhje: “Ajo e do Edi Ramën tani, atëherë nuk...

Vladimir Putin pranon propozimin e Donald Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin , ka pranuar propozimin e SHBA-ve për armëpushim 30-ditor në Ukrainë. “Jemi dakord me propozimet për armëpushim, por qëndrimi ynë bazohet...

Dita e Verës/ Policia njofton : Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve

Policia ka njoftuar planin e masave që ka ndërmarrë për mbarëvajtjen gjatë aktiviteteve në Ditën e Verës. Policia e Shtetit/Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve...

U ndalua për vjedhje/ Vetëvaret i paraburgosuri te blloku i sigurisë në Tiranë

Një 46-vjeçar u gjet i vetëvarur në dhomën numër 8 të bllokut të sigurisë, aty ku ishte shoqëruar, pasi efektivë të komisariatit numër 3...

Lajme të tjera

Web TV