Sot, tetë vite nga ndarja nga jeta e Dritëro Agollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli.

Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85 vjeçare, ndërsa trashëgimi la një repertor të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Dritëro Agolli u lind më 13 tetor 1931, në Menkulas të rrethit të Devollit.

Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj.

Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën e Luftës Nacionalçlirimtare. Në prozë, bëri emër sidomos romani “Komisari Memo”, si dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Disa prej veprave të tij janë ekranizuar.

Vepra e fundit e Dritëro Agollit është libri me poezi “Prit edhe pak” kushtuar bashkëshortes Sadije.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.

Lexo edhe :  Rama: Biznesi i vogël ka zero taksë, është aleati ynë më i madh

Ai u nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë./e.t

Të fundit

Sherr me sende të forta mes disa personave, njëri prej tyre qëllon me armë zjarri

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Durrës, ku ka patur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia thotë...

Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë zgjedhjet

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian ka deklaruar se me 104 vëzhgues të...

Punonjësi humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Ditën e djeshme, një 66-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Policia e Tiranës sqaron se viktima ishte duke punuar në soletën e...

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha Kryeministri Edi Rama në...

Incidenti me Gjestin, G Bani pëjashtohet nga gara! Anulohet televotimi

Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV