“350 euro janë mjaftueshëm për jetesë”/‘Plasin’ akuzat në RMV ndaj kryeministrit Mickoski

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritika dhe komente ironike nxitën deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, i cili tha se 350 euro në muaj janë të ardhura të mira për dikë që të jetojë rehat.

Sipas mediave të huaja, Mickoski i bëri këto deklarata teksa shpjegonte pse nuk do të rritet paga minimale në vend.

Reagimet mund të ishin më të pakta nëse lideri i partisë Levitsa (E majta), Dimitar Apasiyev, nuk do t’u kishte kujtuar njerëzve në një postim në rrjetet sociale se Mickoski ka ora dore luksoze.

“Kryeministri që mban një orë me vlerë 60 mijë euro deklaroi sot para popullit: ‘Nuk do të ketë rritje të pagës minimale’”, shkroi Dimitar Apasiyev.

“Mund të jetohet mirë me 350 euro në muaj”, ka shkruar më tej ai.

Orët e Mickowskit

Shifrat janë pak të fryra, sepse në bazë të informacioneve që vetë Mickoski ia kishte dhënë Komisionit Kundër Korrupsionit, ai posedon ora me vlerë të përgjithshme pak më shumë se 52 mijë euro.

Në të dhënat nuk specifikohet se sa ora posedon kryeministri i Shkupit dhe as prodhuesi i tyre. Herë pas here, hulumtimet gazetareske kanë zbuluar se ai zotëron dy ora të markës “IWC Schaffhausen”, të cilat nuk shiten lehtësisht nëpër dyqane në vend. Jo vetëm kaq, por atij për t’i blerë këto ora do t’i duhej të udhëtonte jashtë vendit, duke marrë shpeshherë një “numër” në listën e pritjes.

Në deklaratën e fundit, Mickoski shkruan se orët i ka blerë në mars të vitit 2015 dhe në qershor të vitit 2016, kur më parë ka mbajtur pozitën e drejtuesit të ndërmarrjes për prodhimin e energjisë elektrike. Megjithatë, ai nuk përmend se si i ka blerë orët, ndryshe nga shtëpia prej 343 metrash katrorë, të cilën ai e tregon se sa e ka blerë.

Lexo edhe :  Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Orët që janë identifikuar

Në një nga intervistat e tij si administrues i besuar, Mickowski mbante një orë që duket të jetë e zezë “IWC Big Pilot”, e cila mund të blihet e re për rreth 13,500 euro.

Dy javë më parë, si kryeministër, ai ishte shfaqur në një takim me pensionistët me një orë tjetër, e cila sipas ekspertëve i përket edhe markës “IWC Schaffhausen”. Një version i papërdorur i kësaj ore shitet për 6500 euro në faqen zyrtare të prodhuesit.

Këto ora mund të gjenden me një çmim më të ulët në tregun e përdorur, por vlera e tyre nuk ulet më shumë se 10%-20%./E.T

Të fundit

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Kosova zgjedh qeverinë e re, KQZ: Pjesëmarrja në procesin elektoral, nën 40%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës njoftoi se, pas procesimit të mbi 88 për qind të votave, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 39.16 për...

Lajme të tjera

Web TV