Çfarë përmban ligji për amnistinë e viteve të punës para ‘94-ës, kush do të përfitoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji për njohjen automatike të të gjitha viteve të punës në periudhën e komunizmit ka marrë udhë tashmë me miratimin në Parlamentin e Shqipërisë, duke lehtësuar jetën e 30 mijë qytetarëve që dalin rishtazi në pension apo janë në procese administrative.

Në mungesë të dokumentacionit të plotë, i cili ka humbur është djegur ose është grisur me vitet, qeveria ka vendosur të marrë të mirëqena vitet e punës për të gjithë qytetarët që dalin rishtazi në pension, duke nisur nga ky vit. Përmes një postimi, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja dha më tepër detaje mbi periudhat kontribuitive që njihen në secilën prej institucioneve të sipërpërmendura dhe numrin e gjerë të qytetarëve që përfitojnë nga kjo “amnisti”.

 

 

“Për shkak të mungesës së dokumentacionit të vjetër, janë përballur me vështirësi të mëdha në njohjen e viteve të punës për efekt pensioni”, – u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Sipas tij, ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë, njeh automatikisht periudhat e punësimit para vitit 1994, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.

“Për shumë vite, një problematikë e trashëguar ka rënduar mbi qytetarët, që për shkak të keq menaxhimit të dokumenteve shtetërore nuk kanë mundur të dëshmojnë vitet e punës dhe kanë marrë pensione më të ulëta nga sa u takonte. Mijëra prej tyre janë detyruar të ndjekin rrugë të gjata ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë pasur mundësi të kërkojnë atë që u takon”, – tha ministri.

Me këtë ligj, vijoi ministri, kapitulli i kalvareve burokratike me mbi 3000 procese gjyqësore në vit, e i padrejtësisë mbyllet përfundimisht.

“Ky është një tjetër hap në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të garantuar një sistem pensionesh më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, duke i dhënë dinjitetin që meritojnë qytetarëve tanë në moshë pensioni”, – tha Gonxhja.

Lexo edhe :  Zbulohet data/ AKEP urdhër kompanive të internetit: Bllokoni aksesin në Tik Tok

PROCEDURA PER NJOHJEN

Me ndryshimet në fjalë qytetarët që kanë punuar në institucionet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësorë dhe kooperativat, mund të bëjnë deklaratë për njohjen e viteve të punës me kusht që gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi ka qenë me vendbanim në qytetin apo fshatin ku ka ushtruar veprimtarinë subjekti punëdhënës dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Miratimi i ligjit mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshojnë sipas gjinisë dhe për vitin 2024, mosha për përfitimin e pensionit të pleqërisë për burrat është 65 vjeç, për gratë është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa periudha minimale e sigurimit është e njëjtë për të dyja kategoritë, 15 vite. Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për këto ente ka problematika të konsiderueshme, si mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj..

Për shkak të problematikave të tilla dhe kompetencave të kufizuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë, nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’u drejtohen gjykatave me kërkesë-padi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme./k.k

Të fundit

Sot hapet Tuneli i Murrizit/ Mesazhi i Ramës dhe Balluku

Sot në orën 12:00 pritet që të hapet Tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama dhe numri dy i qeverisë...

Termeti godet vendin pranë Shqipërisë, ja sa ishte forca e lëkundjeve

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Messinës. Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se lëkundjet...

Sot Dita e Verës, urojnë Begaj dhe kryeministri Rama: Gëzuar të gjithë qytetarëve

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës...

Ballokume tradicionale/ Receta sekrete nga nënat e Elbasanit

Në Ditën e Verës, janë gatuar e shitur gjithandej nëpër Shqipëri, ballokumet. Por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin...

Sot Dita e Verës/ Ja akset ku do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve

Policia e shtetit ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do...

Lajme të tjera

Web TV