Melania Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast ka realizuar një fotosesion si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Teksa Donald Trump fillon mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së, ish-modelja është fotografuar për numrin e ri të revistës Hello, me një zgjedhje elegante dhe strikte veshjesh.
Ajo duket se ka evoluar që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë katër vjet më parë. Pasi kaloi disa kohë larg vëmendjes, ajo u fokusua në rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë, kushtuar djalit të saj, Barron. Sipas bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë, stilistit Hervé Pierre, fotografes të saj zyrtare Regine Mahaux dhe stilistit të brendshëm Tham Kannalikham, vetëbesimi i saj është rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit. Tani, si Zonjë e Parë për herë të dytë, ajo është gati të përballet me sfida të reja.
“Ajo ka qenë gjithmonë e përfshirë në mënyrë aktive, por tani ajo ka më shumë liri për t’u shprehur”, thotë fotografja e saj, Regine Mahaux. “Ajo është një person ndryshe nga sa ishte tetë vjet më parë dhe gjithmonë i ka qëndruar besnike vetes. Këtë herë energjia është ndryshe, pasi Presidenti është rrethuar me fytyra të reja”.
Ekipi i saj e përshkruan atë si një personalitet të vendosur dhe të ngrohtë. Edhe pse i jep prioritet bashkëshortit dhe Barron, ajo gjithashtu arrin të balancojë rolin e saj si Zonjë e Parë”. Ajo e di gjithmonë se ku duhet të jetë,” shton Mahaux. Ajo vë familjen e saj në radhë të parë dhe kjo është diçka që unë e vlerësoj, vlerat e saj familjare janë të forta”.
Teksa ajo vazhdon të mbështesë iniciativat që janë të rëndësishme për të, siç është fushata ‘Be Best’ kundër bullizmit në internet dhe mbështetja e fëmijëve në kujdestari, ajo gjithashtu gëzon përfitimet e pozicionit të saj. Megjithatë, siç theksojnë kolegët e saj, imazhi i një gruaje të shkëputur nga realiteti është i gabuar. “Ajo mund të të bëjë edhe një kafe vetë”, theksojnë ata, duke zbërthyer stereotipin e një Zonje të Parë që është plotësisht e varur nga shërbimi i palëve të treta./e.t