Hapet thirrja e dytë për subvencionin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja,  njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.

Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për tu përdorur në këtë paketë të dytë”, sqaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojnë vendon tonë drejt një të ardhme të sigurt në sektorin energjetik duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Do ti bëja thirrje të gjithë qytetarëve, duke marrë dhe shembullin e mirë që kemi me 1981 unitet e vendosura deri më sot që të aplikojnë sa më parë, duke nisur nga data 24 shkurt”, tha Balluku duke sjellë edhe një herë në vëmendje se prej muajit shkurt ka nisur gjithashtu të aplikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, 10.5% më i ulët për abonentët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kilovatorë.

Familja Balla, si një prej përfituesve të thirrjes së parë për subvencionimin e panëve diellore për ngrohjen e ujit, theksoi se kjo masë është reflektuar në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm. I gjithë procesi është online në faqen e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë. /e.t

Të fundit

10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili...

Shtrenjtohet bileta e autobusit, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do...

Meloni, e preferuara e Trump/ E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

Media Britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull ku kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vlerësohet si aleatja e vetme e Presidentit të Zgjedhur Donald Trump...

Celibashi kërkon thjeshtim të regjistrimit të emigrantëve, ja propozimi i ri

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka menduar ta thjeshtojë platformën e regjistrimeve për emigrantët. Prova e adresës për ata që janë shumë vetë në një shtëpi...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV