Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave.

Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit jo formal të bllokut në Bruksel se BE-ja mund t`i përgjigjet vërtet  politikave doganore me politika të tjera doganore, por si qëllim të parë duhet të ketë të merret vesh me presidentin amerikan Donald Trump.

Nga shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve, në fund të fundit do të përfitonin si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, theksoi kreu i ekzekutivit gjerman. “Në të kundërt, nëse politika doganore tani e bën këtë të vështirë, do të ishte keq për të dyja palët”, shtoi ai.  Me ngurrim e sheh një konfrontim tregtar edhe shefja e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas.

Kryediplomatja europiane bëri thirrje për të reaguar me qetësi dhe maturi ndaj kërcënimeve të presidentit Donald Trump: “Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, tha ajo. “Në luftërat tregtare nuk ka fitues” – tha Kallas. Franca dhe Luksemburgu sakaq shfaqën tone luftarake.

Presidenti francez, Emmanuel Macron mendon se nëse BE-ja “do të sulmohet në çështjet tregtare, Europa do të duhet të fitojë respekt si një fuqi e sigurt në vetvete dhe të reagojë”.

I ashpër ishte edhe qëndrimi i kryeministrit të Luksemburgut, Luc Frieden. “Ne nuk jemi më të dobët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikush dëshiron luftë tregtare, do të përballet me një luftë të tillë”, deklaroi 61-vjeçari, edhe pse ne thelb, e pranoi se është e rëndësishme që marrëdhëniet transatlantike të jenë të mira dhe se “konfliktet tregtare janë gjithmonë të këqija,””.

Trump shpalli të shtunën një dekret për tarifa doganore shtesë prej 25 për qind për prodhimet nga Kanadaja dhe Meksika dhe dhjetë për qind për produktet kineze, ndërsa i kërcënoi sërish europianët me masa të ngjashme./k.k

Lexo edhe :  Dy lëkundje ndihen në Santorini pak minuta para vizitës së kryeministrit Mitsotakis

Të fundit

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

TikTok do të mbyllet, ja aplikacioni popullor që do ta “zëvendësojë”

Nga janari i vitit 2025, qeveria shqiptare do të nisë mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12-mujore, duke e bërë të paarritshme për...

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje

Ka nisur procesi i votimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani....

Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e “BB VIP” zbulon lidhjen mes tyre

Gjatë një interviste në “Fan Club”, Xheneta Fetahu ka folur për njohjen e saj të përfolur me Eglin para pjesëmarrjes së saj në “Big...

Lajme të tjera

Web TV