Zgjedhjet/ Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Celibashi: Është në interes të partive politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një komunikim me gazetarët, komentoi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi u shpreh se konstituimi i Komisioneve Zonale të Administratës Zgjedhore (KZAZ) për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025 do të nisë më 11 shkurt.

Gjithashtu ai komentoi edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor duke thënë se është në interes të partive politike.

Kreu i KQZ, theksoi se përbërja e KZAZ-ve do të jetë: “Dy anëtarë nga Partia Socialiste (PS), dy anëtarë nga Partia Demokratike (PD), një anëtar nga Partia Social Demokrate (PSD), dhe një anëtar nga Partia e Lirisë (PL). Ndërkohë, anëtari i shtatë i çdo KZAZ, do të ndahet në mënyrë të barabartë, gjysma do t’i takojë PD-së dhe gjysma PS-së”.

Gjithashtu nënvizoi se partitë politike nuk kanë dërguar ende në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve, duke shtuar se i është kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të miratojë buxhetin e partive politike./K.K

Të fundit

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu porosi hartuesve të testeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës...

Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave. Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit...

Gruaja në Elbasan godet 25-vjeçaren me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se...

‘Jam në hall të madh’,pas ndarjes nga Ilinisa, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja! Në një intervistë të dhënë së fundmi moderatori u shpreh se tani është i pjekur dhe gati...

Niset Kontingjenti I i FA në operacionin e BE në Bosnje dhe Hercegovinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në...

Lajme të tjera

Web TV