Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë përballë Edi Ramës për postin e Kryeministrit në zgjedhjet e 11 Majit.
“Ajo vetëkuptohet. Është afërmendësh, nuk ka diskutim”, deklaroi Berisha në një konferencë për mediat.
Kryedemokrati shtoi se nëse fiton zgjedhjet do të haper një votim për Kryeministër dhe kush të dojë ta sfidojë Sali Berishën. I pyetur a do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA dhe Britanisë, Berisha u shpreh se nuk do ta bëjë.
Sali Berisha: Ajo vetëkuptohet. Është afërmendësh, nuk ka diskutim, por natyrisht pasi të fitoj zgjedhjet do të hapet një votim për Kryeministër, Kush të dojë ta sfidojë Berishën. Kur të hapet gara nuk hapet nga PS por nga opozita ose qytetarë, kush të dojë është normale. Nuk ndjek veprimet e kundërshtarit.
E kam ftuar të vijë të përballemi në një studio televizive, atij nuk ia mban ka frikë nga vetja e tij. E di që del nga ai emision “lakuriq” me atë që u faktoj shqiptarëve me bëmat e tij. Kjo është arsyeja pse nuk del. Po në rast se ambasadori anglez dhe ambasadori amerikan ngjiten në zyrën e PD-së dhe ju thonë që të largoheni e të zgjidhet një kandidat tjetër?
Sali Berisha: Problemi është që këto eksperimente janë bërë me Sali Berishën dhe kanë dështuar, kanë pirë ujë, dhe në një kohë më të vështirë. Nuk mund të ndodhë, thelbi i të gjithë këtij procesi ka qenë që shqiptarët duhet të vendosin vetë./ S.M