Berisha zbulon detajet udhëtimin në Berlin: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi detaje nga udhëtimi në Berlin.

Ai u shpreh se në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha: Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Natyrisht unë e kuptoj që ju keni kuriozitet të shpreh opinionin tim për këtë udhëtim, pra, ishte udhëtim drejt fitores. Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist. Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës. Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet. Këtë herë, PD fiton zgjedhjet. Kjo është esenca.

Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD. Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta./k.k

Të fundit

Bixhozi, ekonomia dhe tradhtia, shkaqet kryesore të divorceve!

Thuajse në të gjitha gjykatat e vendit, paditë për zgjidhje martese janë dyfishuar gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin...

A e largon kafeja dhimbjen e kokës? Ja këshillat që duhet të ndiqni

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli, por në disa raste...

Protesta e 8 Shkurtit/ Ministri Hoxha: Kemi marrë të gjitha masat

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në një deklaratë për mediat u pyet se a ka marrë masa policia për protestën e PD më 8...

Matura Shtetërore 2025/ Shpallen datat për plotësimin e formularëve, A1 dhe A1Z

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar sot përmes një njoftimi se aplikimet dhe konfirmimet për “Maturën Shtetërore 2025”, për formularët A1 do të...

A e kaluam pikun e gripit? Bie kurba e infektimeve, por Tirana ende me raste të shtuara

Shqipëria del nga piku i infektimeve nga gripi. Muaji shkurt nis me ulje të sëmundshmërisë nga infeksionet respiratore dhe kryesisht nga nëntipet e gripit...

Lajme të tjera

Web TV