“Hiqet pensioni i parakohshëm”/ Eksperti sqaron reformën në skemën aktuale të pensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha , i cili ka analizuar prezantimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili shpjegoi se nuk do të kemi një skemë të re pensionesh, por një reformë në skemën aktuale.

Sipas tij, një nga propozimet më të forta është ajo e heqjes së pensioneve të parakohshme, ndërsa me ligjin e ri pritet të preken edhe të vetëpunësuarit.

Eksperti u shpreh se është propozuar gjithashtu se të vetëpunësuarit nuk duhet të sigurohen më me pagë minimale.

“I ka ardhur koha që skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshohet, janë hasur shumë problematika në zbatimin e atij ligji.
Një ndër reformat më të rëndësishme jo vetën të kësaj qeverie, por edhe atyre që do të vijnë. Trajtohet mbi 700 mijë pensionistë aktualisht, por prekin edhe shumë të tjerë që do të vijnë.
Nuk do të ketë më pensione të parakohshme, kjo ishte taksative. Iu mëshua faktit që duhet të ketë kujdes që të mos ketë paga minimale për të vetëpunësuarit. 165 mijë të vetëpunësuar do të sigurohen, në rast se ligji miratohet, me një pagë më të lartë se minimalja.
U hodh ideja që duhet të synohet që me ligjin e ri, të tregohet qendrueshmëri në financa, ndërkohë që prishmëritë e qytetarëve janë që nuk duhet kjo status quo që është aktualisht”, tha ai./e.t

Të fundit

Arrestohet e dashura e Safet Bajrit, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit

E dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht...

“Janë kursyer 20 mln euro”, tenderët e qeverisë, Gonxhja: Kemi ulur kostot

Mbi 20 milionë euro në më pak se një vit. Kaq para i ka kursyer buxheti të shtetit “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, agjencia...

Kremlini ngre alarmin, Polonia kërkon armët bërthamore amerikane

Presidenti i Polonisë i ka bërë thirrje SHBA-së që të transferojë armë bërthamore në territorin polak si një parandalues kundër agresionit të ardhshëm rus,...

“Bum shitjesh”, çfarë u shit dhe u ble më shumë gjatë vitit të shkuar?

Dyqanet e lagjeve, supermarketet, baret e restorantet dhe veçanërisht pikat e karburante e shitën më shumë produkte fund-vitin e shkuar. Të dhënat nga Instituti...

Balluku nga Murrizi: Nesër hapet Rruga e Arbrit, vepra më e madhe e verilindjes

Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku në një postim në rrjetin social Facebook lajmëron hapjen e rrugës së Arbrit të cilën e etiketon si veprën...

Lajme të tjera

Web TV