Ilir Meta në burg, Partia e Lirisë drejt zhdukjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse shqiptarët do të ishin sot para kutive të votimit, atëherë forca politike e cila do të udhëhiqte zgjedhjet do të ishte Partia Socialiste.

Ky fakt është evidentuar së fundmi në sondazhin e zhvilluar nga Euronews Albania ku socialistët do të fitonin me 40.5 % të votave, ndërkohë Sali Berisha me partinë e tij do t’i ndiqnin nga mbrapa me 24.9% të votave.

Zhgënjyes është rezultati i Partisë së Lirisë, e cila si duket e ka humbur “busullën” me kreun e vet në burg.

Vetëm 1.4 % e shqiptarëve thonë se vota e tyre do të shkonte për “Partinë e Lirisë” të Ilir Metës. Rezultat ky “shumë vite larg” asaj që mbështetësit e ish-presidentit pretendojnë për zgjedhjet e majit.

Jo më larg se katër ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike u shpreh optimist për zgjedhjet e majit.

Tedi Blushi tha se Partia e Lirisë më 11 Maj do të arrijë të njëjtin rezultat që LSI arriti në vitin 2017 duke siguruar në Kuvendin e Shqipërisë plot 19 vend.

“2025 do jetë si 2017, por bashkë me qarkun e Kukësit, komplet Shqipëria”, tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, le të ndalemi sërish te sondazhi i zhvilluar nga Euronews ku suprizë janë partitë e vogla të cilat në “luftë” me njëra-tjetrën po përpiqen të fitojnë besimin e shqiptarëve.

“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, do të siguronte 6.4 % të votave, i ndjekur më pas nga Agron Shehaj me “Partia Mundësia” e cila do të merrte 3.1 % të votave.

Ndërkohë, 2.2 % e shqiptarëve do të votonin “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit.

Të fundit

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

Lajme të tjera

Web TV