BE “zëvendëson” SHBA-në, i jep një dorë SPAK-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli garanton mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kjo është konfirmuar në një deklaratë të Bashkimit Europian në Tiranë. Duke vlerësuar rëndësinë e SPAK, BE garanton mbarëvatjen e këtij institucioni, duke dhënë sinjalin se pavarësisht tëheqjes së ndihmës nga SHBA, BE do të vijojë të mbështesë institucionet e drejtësisë së re.

Bashkimi Evropian ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për reformën në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar rëndësinë e SPAK-ut në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky reagim vjen pasi administrata e re në Uashington vendosi të pezullojë përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore.  Në një deklaratë zyrtare, BE-ja thekson se mbështetja e saj për drejtësinë në Shqipëri nuk do të ndalet. “BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë atë,” thuhet në reagim. “Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje.”  Sipas deklaratës, Bashkimi Evropian ka dhënë deri më tani mbi 50 milionë euro asistencë teknike dhe financiare për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë edhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. “Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor,” thuhet më tej.  BE-ja veçon rolin e SPAK-ut si një institucion kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. “Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe,” nënvizohet në reagim. Për këtë arsye, blloku evropian ka mbështetur SPAK-un përmes projekteve të dedikuara si EU4LEA dhe EU4FOCAL, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro.  Në reagimin e BE-së përmenden edhe rezultatet konkrete të arritura nga SPAK-u në vitet e fundit. “SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë,” thuhet në deklaratë.  Ndërsa SHBA ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi në Shqipëri, pezullimi i ndihmës amerikane ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që mund të ketë në funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, BE-ja siguron se ndihma e saj do të vijojë pa ndërprerje, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për SPAK-un dhe institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV