Mesditën e kësaj të premteje është regjistruar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan.
Makinat kanë mbetur të bllokuara në hyrje të Elbasanit, në zonën e Bradasheshit.
Shkak është fluksi i qytetarëve që largohen nga kryeqyteti drejt juglindjes për fundjavë.
Rrethrrotullimi i Bradasheshit është kthyer tashmë në “tmerrin” e shoferëve, pasi shpeshherë ka trafik.
Kjo situatë ndodh jo vetëm gjatë sezonit turistik, po ashtu dhe gjatë sezonit të festave të fundvitit apo edhe në ditë të zakonshme.
Megjithatë, nuk është marrë asnjë masë konkrete nga Policia Rrugore apo Bashkia e Elbasanit për të zgjidhur këtë problematikë./ S,M