“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Rama tha se Reforma në Drejtësi ka qenë sfiduese, por është mirëpritur dhe duartrokitur.

Ai deklaroi se tashmë në Shqipëri është vendosur shteti i së drejtës njëherë e përgjithmonë.

“Jemi pritur nga Mbreti dhe u mirëpritëm nga bordi i Shoqatës Botërore të Juristëve dhe sigurisht na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe për rrugën tonë drejt integrimit në BE. Sigurisht, na u thanë kaq shumë fjalë inkurajuese për betejën tonë për të reformuar drejtësinë dhe ta bërë Shqipërinë një anëtare krenare të BE ku shteti i së drejtës është i vendosur njëherë e përgjithmonë.

Po, jam shumë mirënjohjes Havier dhe udhëheqjes së tij që jo vetëm erdhën por po kështu panë dhe mblodhi të gjitha informacionet objektive rreth reformës tonë shumë sfiduese por deri më tani mjaft të duartrokitur. Jam i hapur për pyetje por më duhet të them se fakti që Shqipëria do të mikpresë kongresin botëror të drejtësisë është shpërblimi më inkurajues për të gjitha përpjekjet dhe arritjet.

Po kështu, ky është sinjal mjaft i fortë besimi që vjen me përgjegjësinë për të bërë më mirë dhe për të përfaqësuar një vend që vjen nga një e shkuar e vështirë por përmes partneriteve dhe vizionit të duhur mund të tejkalojë të shkuarën më të keqe.

Kur vjen fjala për të ndërtuar institucione të besueshme dhe të garantuar që shteti i së drejtës të jetë një mënyrë jetese. Do të bëjmë gjithcka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpriten e Republikës Domenikane dhe shumë të tjerave”, theksoi kreu i qeverisë./  S,M

Të fundit

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon, ku thërret protesta dhe më...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

Lajme të tjera

Web TV